logo

 

Produkte tipike Garancia Shqiptare nga zona e jugut te Shqiperise!

Djathe Karaburuni
Ne zonen e Karaburunit, rrethi Vlore, gjendet nje punishte e vogel per perpunimin e djathit te dhise dhe te deles nga raca autoktone te zones. Z.Meno Dervishaliu, prodhuesi i ketyre produkteve te bulmetit sot arrin nje prodhim vjetor per rreth 350 kv.
   

Perimet organike te Llakatundit
Si nder grupet prodhuese qe renditen per nje bashkepunim te sukseshem eshte dhe grupi i fermereve te fshatit Llakatund ne Vlore, zone e cila eshte e njohur tradicionalisht per prodhimin cilesor te frutave e perimeve. Ky grupim i fermereve tashme prodhon edhe ne sera tunel per te pasur prodhim cilesor te produkteve vendase dhe jashte sezonit.

   
Perimet nga ferma Lika
Eksperienca e gjate ne fushen e bujqesise dhe sensi i mire i organizimit jane faktoret kyc te suksesit te prodhuesit dhe tregtarit Mersin Lika, i cili bashkepunon me nje numer te madh fermeresh te zones se Lushnjes e Kavajes per te ofruar ne tregun vendas dhe ate te eksportit fruta dhe perime tipike te zones. Cilesia e mire e produkteve po kontribuon ne njohjen e Shqiperise edhe ne vendet e rajonit per prodhim te nje kualiteti te larte dhe konform standarteve europiane.
   
Vaj ulliri Dushk
Fshati Dushk i Lushnjes eshte nje zone e njohur per prodhimin cilesor te ullinjve. Grupi i ullishtareve nga kjo zone, ne saje te njohurive te perftuara ne bujqesine organike, krijoi nje aset te vlefshem qe sot u sherben per prodhimin cilesor te produktit te tyre: vaj ulliri organik te Dushkut.